Komiteti Teknik i Ekspertëve ka nisur mbledhjen e radhës ku po analizohet situata me pandeminë në vend.
Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve ka filluar të mbahet ditën e sotme në orën 14.00.
Shqetësimi i Komitetit Teknik lidhet me variantin e ri të Covid, i cili për fat të mirë nuk është shfaqur ende në Shqipëri.
Në një kohë kur varianti i ri i koronavirusit “Omicron” ka alarmuar autoritetet e shëndetit në të gjithë botën, nuk dihet ende nëse do të ketë një shtrëngim të masave.