Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, e ka cilësuar kreun e opozitës Lulzim Bashën si një qenie që përfiton financiarisht nga Partia Demokratike.
Ristani u shpreh se Basha nuk akuzohet pa shkak për pastrim parash, duke theksuar se mbi të rëndojnë tre çështje.
“Basha e ka kthyer në dyqan qenien e tij në PD, duke përfituar financiarisht. Nuk është rastësi që akuzohet për pastrim parash në lobimet që ka bërë në Amerikë. Kudo që bëhet fjalë për para, flitet për Bashën, si për paratë për Toyota Yaris, Rruga e Kombit etj.
Basha është orientuar drejt parasë. Nuk janë rastësi akuzat për vilat që kemi parë. Basha ka mbi supe tre çështje”, deklaroi Ristani.