A do të ketë masa të shtuara antiCovid për festat e fundvitit? Ja si përgjigjet Tomini

Shqipëria

A do të ketë masa të shtuara antiCovid për festat e fundvitit? Ja si përgjigjet Tomini

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Eugena Tomini

Shqipëria nga e hëna do të bëhet pjesë e shteteve që e kanë bërë vaksinimin me detyrim. Komiteti i Ekspertëve pas analizës së situatës pandemike ka renditur administratën dhe pak sektorë të tjerë  privatë që do të duhet të paraqiten në punë me certifikatën e gjelbër.

Por, a do të ketë masa të shtuara nga Komitetit Teknik për festat e fundvitit?

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se Komiteti mblidhet shpesh për të diskutuar situatën e Covid.

Vaksinimi, Tomini: Administratës i është lënë kohë të reflektojë, çfarë ndodh nëse nuk pranoni të vaksinoheni

Tomini: Të gjithë indikatorët matës të pandemisë që nga viti 2020 e deri tani monitorohen në mënyrë sistematike. Deri në këto momente janë vendimet e Komitetit ato që u raportuan sot, 2 dhjetor, dhe deri në një moment të dytë, në varësi të situatës do të bëhet e ditur nëse do të ketë vendime të tjera, gjithmonë duke u vlerësuar situata pandemike dhe indikatorët e pandemisë.

Komiteti la në fuqi masat anti-Covid që kanë qenë deri më tani.

-Ora policore nga 23:00-06:00

-Kalimi në kufi me pasaportë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orëve ose test i shpejtë brenda 48 orëve, provë e kalimit të Covid. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

-Qytetarët rezidentë në Shqipëri që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta në kufi do izolohen 10 ditë dhe në fund do bëjnë test

-Në aeroporte vetëm pagjerët që udhëtojnë, me maska.

-Përdorimi i maskave në ambjente të mbyllura ku nuk sigurohet distancimi fizik

-Grumbullime deri në 50 persona dhe aktivitete sportive e kulturore me prezencë spektatorësh 30% të kapacitetit.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza ku 965,964 janë doza të dyta dhe rreth 70  mijë të treta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat