Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës me pasojë vdekjen e një personi.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, ku mjeti me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.
Sipas policisë si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.