“Agjent rus”, Meta: Bashën e terrorizon edhe roja i ambasadës, ju tregoj dosjen që më sollën në zyrë

Shqipëria

“Agjent rus”, Meta: Bashën e terrorizon edhe roja i ambasadës, ju tregoj dosjen që më sollën në zyrë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:41
Ilir Meta

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se ish-ambasadori amerikan Donald Lu në kohën që ka qenë në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me prova për Lulzim Bashën në lidhje me lobimin rus. Mbrëmjen e sotme në “Log.” Ilir Meta tha se e njëjta dosje i ka shkuar edhe atij.

“Ai kishte dosjen e Muzinit, që ai zotëria sikur ja ka çuar tij zotërisë tjetër te PD-së ma ka sjellë edhe mua të Muzinit. Më ka thënë, “jo agjentë, rusë, këto”.

Unë kam qeshur dhe i kam thënë lëri këto, Berisha ka një problem, është më anti-rus sesa duhet dhe duhet të jetë më i përmbajtur. Ai më tha thënë, jo more, doktori është në rregull, por ky tjetri është keq, është kështu dhe ashtu”, tha ai.

Kreu i shtetit u shpreh se “Atë (Lulzim Bashën) e terrorizon edhe një roje ambasade. Sepse po të gënjesh dhe të kesh probleme ashtu përfundon”, deklaroi ai në ABC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat