Berisha mbledh sot foltoren në Bilisht. Degët e PD-së në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë publikojnë emrat e delegatëve

Shqipëria

Berisha mbledh sot foltoren në Bilisht. Degët e PD-së në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë publikojnë emrat e delegatëve

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 08:55
Arkiv

Ish kryeministri Sali Berisha do të zhvendosë pasditen e sotme “Foltoren” në qytetin e Bilishtit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha fton demokratët e Devollit të marrin pjesë në takimin që do të mbahet në orën 16:30 në Qendrën e Kulturës të qytetit të Bilishtit. 

Berisha thotë se këto takime bëhen për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, pasi siç thotë ai, Vetëm të bashkuar demokratët mund të fitojnë.

Për liderin historik të demokratëve i cili prej 3 muajsh kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i selisë blu, 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike.

Më datë 11 dhjetor, pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve, ku Berisha ka paralajmëruar se në këtë Kuvend do të merren vendime shumë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e PD-së.

Nisur nga kjo degët e PD-së në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë do të publikojnë nga selia e partisë emrat e degatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat