Një ditë pasi Angela Merkel mbajti ceremoninë e lamtumirës si kancelare për 16 vite, ka reaguar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka falënderuar atë duke i uruar mbarësi në kapitullin e ri të jetës së saj.
“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës tënde të jashtëzakonshme
#Danke”, ka shkruar Rama.