Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Shullazi do të vuajë 14 vjet burgim.
Ndërsa Endrit Qyqja 10 vjet burgim, Endrit Zela 10 vjet burgim dhe Blerim Shullazi 9 vjet burgim.
Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”.