Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Fier Baki Bala.
Këshilli i Ministrave emëroi Lefter Shehaj në detyrën e prefektit të Fierit.
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARBEN AHMETAJ