Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët në Bilisht, në kuadër të “Foltores” me anë të cilës ish-kryeministri synon të “rikthejë PD-në në vlerat e veta”.
Gjatë këtij takimi, Sali Berisha foli mbi dosjen e “Toyota Yaris”. Ai tha se i ka kërkuar llogari Bashës për dekonspirimin e operacionit.
Ish-kryeministri Sali Berisha iu referua edhe tezës së kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili thotë se Foltorja e Berishës është një betejë personale e këtij të fundit.
Sali Berisha tha se nuk është betejë personale, përkundrazi, në betejën e tij personale për shpalljen non-grata, sipas tij nuk ka përfshirë njeri tjetër veç vetes.
Ish-kryeminsitri bëri përgjegjës George Sorosin për shpalljen e tij non-grata nga SHBA-të, ndërsa tha se Sorosi ka përdorur Edi Ramën për të arritur qëllimin.
“Unë kam një çështje personale dhe nuk e mohoj, por që ditën e parë e kam shpallur çështje personale dhe e kam menduar mirë para se ta shpall çështje personale. Kam vendosur të përballem vetë me një padrejtësi që u bë nga George Soros, me veglën e tij “Edi Rama”, tha Sali Berisha.