Një 31-vjeçar është proceduar nga policia në Himarë për shkatërrim prone.
Ai i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike banesës së babait të tij.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin D. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Borsh-Himarë.
Kjo pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D. Gj., 63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.