Mjeku Erion Dasho shprehet se doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 duhet të merret 6 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.
Në një intervistë për Ora News, është shprehur se duhet të merret vaksina e miratuar nga EMA.
Erion Dasho: 6 muaj pas nga doza e dytë e vaksinës rekomandohet doza përsëritëse dhe gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit, rekomandohet një dozë e vetme e një vaksine cilësore të miratuar nga EMA,q ë mund të jetë ‘Pfrizer’ ‘Astra Zeneca’.
Ndër të tjera është shprehur se Shqipëria nuk do të përballet me një valë tjetër të virusit si në dimrin e vitit tëkaluar, pasi shumica e popullsisë ka fituar imunitet.
Ulet numri i viktimave, 357 raste të reja, 1 humbje jete dhe 148 të shtruar në spitale
Erion Dasho: Në Shqipëri nuk besoj se do të ketë kolaps, ne e kaluam një valë të dytë gjatë dimrit të klauar e cila ishte tramautike. Besoj se këtë situatë nuk do ta përjetojmë më. Imuniteti natyral edhe pse nuk është I plotë, përsëri ofron një shkallë mbrojtëse në raport me variantet e tjera. ‘Delta’ shkaktoi një valë në Shqipëri, po kjo valë nuk u pasua në asnjë moment me ato humbje jete që kishim kur përjetuam valën e vjeshtës dhe dimrit të viti të kaluar. Nuk do të kemi një valë tjetër në Shqipëri.
Përsa i përket variantit Omicron, Dasho u shpreh se e gjithë bota është një një situatë shqetësuese, ndërsa shton se është një variant me shumë të panjohura.
Erion Dasho: Në lidhje me variantin e ri Omicron, e gjithë bota është në një situatë shqetësuese dhe kujdesi. Ky variant është shumë i ndryshëm nga variantet e tjera. Nuk dimë se si të sillemi. Por duke qenë i ndryshëm edhe i shmanget imunitetit natyral. Të gjitha këto e bëjnë botën që të jetë në një situatë ku të kenë kujdes. Nga ana tjetër të dhënat e para janë pozitive. Është një situatë që kalon më lehtë nga ana klinike mirëpo ka përsëri një pikëpyetje.