Ipeshkvi George Frendo, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj është shprehur se vitet e fundit në vendin tonë është rritur kriminaliteti.
Ai është shprehur se duhet të krijohet një komision që të studiohen shkaqet e vrasjeve, vjedhjeve apo vetëvrasjeve, ndërsa shton se kjo çështje duhet të merret seriozisht.
"Ne këto vite kemi para një rritje në kriminalitet. Janë rritur vrasjet, vetëvrasjet, vjedhjet dhe kjo është diçka e që duhet të merret seriozisht. Kam sugjeruar që të krijohet një studim se cilat janë shkaqet e kësaj situatë. Të demoralizmit të shoqërisë.
Të krijohet një komision ku edhe ne të besimeve të kontribuojmë shume për të studiuar cilat janë shkaqet, e si mund te krijohet një shoqëri më etike." - tha ai.