Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, shprehet se marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar i ka shumë të mira.
Këtë e tha në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, ku u pyet se si ndihet që është në krah të Sali Berishës, i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA.
Everest Dedaj: Si ndihet sot Bylykbashi në krah të Sali Berishës “Non Grata” nga SHBA?
Oerd Bylykbashi: Unë i kam raportet me të gjithë faktorin ndërkombëtar shumë të mira. Janë të bazuara në të qenit i drejtpërdrejtë. Kur ka qenë e nevojshme nëpër nogociata edhe i fortë për llogari të PD-së. Por të qenit luajal i drejtpërdrejt i vërtetë kam ndërtuar raport me të gjithë faktorët. Unë vazhdoj të kem konfirmimet nga diplomat të lartë në Tiranë por dhe përtej, të cilët konfirmojnë mbështetjen për demokratizimin e PD dhe projeksionin në të ardhmen e të gjithë kësaj që po zhvillohet. Është një mbështetje që më ka inkurajuar në këtë drejtim.