Tjetër aksident në orët e para të mëngjesit.
Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën e Malit Moravë.
F. K. 36 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar makinën tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Dh. G. 32 vjeç, banues në Korçë.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes