Një shtetas maroken është arrestuar nga forcat e policisë në Memaliaj.
Blutë bëjnë me dije se shtatsi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip "Mitsubishi" në të shtetasit E. Ll.
Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokirorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.