Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar një 39-vjeçar.
Blutë bëjnë me dije se u në arrestimi i shtetasit P. B., 39 vjeç, nga Kosova.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me kartë identiteti italiane të falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.