Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në afërsi të ish-fabrikës së leshpunueses.
Ku një mjet ka përplasur një këmbësore e për pasojë kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.
Këmbësorja mësohet se ka tentuar të kalojë rrugën, kur mjeti e ka përplasur.
Ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.