Evi Kokalari zbulon detaje nga ‘Kushtetuta’ e re e PD-së: Ja me kë parti në SHBA do ngjasojë PD pas ndryshimeve të 11 dhjetorit

Shqipëria

Evi Kokalari zbulon detaje nga ‘Kushtetuta’ e re e PD-së: Ja me kë parti në SHBA do ngjasojë PD pas ndryshimeve të 11 dhjetorit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Evi Kokalari, pjesë në foltoren e SHBA organizuar në New Jersy

Pasardhësja e familjes Kokalari, Evi Kokalari ka marrë pjesë në foltoren e SHBA organizuar në New Jersy, ku shqiptarët demokratë atje, janë duke folur virtualisht me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në fjalën e saj, Kokalari zbuloi se Partia Demokratike pas ndryshimeve që janë parashikuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit do të konvertohet në konservatore, ndërsa shton se Kushtetuta e re e bën PD-në njësoj si Partia Republikane në SHBA.

“PD do konvertohet në një PD konservatore.

E kam parë vetë Kushtetutën e re të PD, por është tamam si Partia Republikane këtu në SHBA”, tha Kokalari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat