Vendimi i zbardhur për 30 qershorin/ Presidenca: Nesër qëndrim zyrtar nga Meta

Shqipëria

Vendimi i zbardhur për 30 qershorin/ Presidenca: Nesër qëndrim zyrtar nga Meta

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:55
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të bëjë të ditur nesër qëndrimin e ti zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i zbardhur pak ditë më parë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës.

Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat