Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Policia njofton se motomjeti me drejtues shtetasin me iniciale T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin me iniciale Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.