Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë prej 1.5 ton kanabis që u sekuestrua ditën e djeshme. Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria.
Tre personat që u kapën mat në momentin që po tentonin ta transportonin drogën me kamion drejt një magazinë janë turq.
Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave. Në operacionin që u zhvillua në Muğla nga toka, deti dhe ajri morën pjesë mbi 200 forca policie.
Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen. Tre turqit e arrestuar po merren në pyetje në Izmir për të zbërthyer rrjetin.