Balla uron kancelarin e ri të Gjermanisë Olaf Scholz

Shqipëria

Balla uron kancelarin e ri të Gjermanisë Olaf Scholz

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:03
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë Olaf Scholz, i cili mori në Bundestag mbështetjen e 395 deputetëve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröder, tashmë Scholz është kancelari i katërt socialdemokrat në historinë e Gjermanisë.

Kujtojmë që Taulant Balla është dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Berlin, Urimet më të mira Kancelarit Olaf Scholz, i cili mori në Bundestag mbështetjen e 395 deputetëve. Pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröder, tashmë Scholz është kancelari i katërt socialdemokrat në historinë e Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat