Ish-deputeti Klevis Balliu i është përgjigjur ashpër deklaratave të Gazment Bardhit.
Ai tha se është duke qëndruar në një zyrë të vjedhur.
“Gazment Bardhi është ilegjitim në pozicionin që, është duke qëndruar në një zyrë të vjedhur.
Nëse duhet të shkojë njeri në ndjekje penale është pikërisht Gaz Bardhi i cili është emëruar në shkelje totale dhe flagrante të Statutit të PD-së. Bardhi nuk ka asnjë tagër në PD sot zyrtarisht”, tha ai për Ora News.