PD e Tropojës mbështet Berishën/ 115 delegatët firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit

Shqipëria

PD e Tropojës mbështet Berishën/ 115 delegatët firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:51
Sali Berisha

Partia Demokratike e Tropojës është e gjitha në mbështetje të Sali Berishës. Në mesdië,e përfaqësuesit e kësaj dege kanë deklaruar nga selia e PD se të 115 delegatët do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Gjithashtu, edhe degët e PD në Has dhe Kukës kanë konfirmuar se shumica e delegatëve mbështesin Sali Berishën.

Përfaqësuesit e këtyre zonave kanë lexuar emrat e të gjithë delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, duke theksuar se në Kukës, Berishën e mbështesin 81% dhe në Has 86%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat