Ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë përkujtuar 8 dhjetorin, ditën e demokracisë. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Basha dhe Berisha e përkujtuan këtë datë të ndarë nga njëri tjetri.
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka komentuar këtë situatë, ku deklaroi se demokratët janë më të përçarë dhe të përulur.
Në një intervistë televizive, Patozi u shpreh se pluralizmin në Shqipëri e solli PD dhe si e tillë ajo duhet të ishte e bashkuar.
Sipas tij, besueshmëria tek publiku është shumë e ulët.
“Qeveria apo mazhoranca ishte e bashkuar në një sallë koncertesh ndërsa PD ishte e përçraë duke sulmuar demokratët. Kjoështë një panoramë që shkakton keqardhje. PD duhet të jetë krenare për 8 dhjetorin. Për fat të keq, sot demokratët janë përkulur sepse janë në një pikë krize, janë në kuotën më të ulët të besueshmërisë së publikut dhe të paqartë për të ardhmen e vet. Kjo e përmbys panoramën e 8 dhjetorit. PD ishte partia që shënoi rikthimin e pluralizmit. Kjo tregon që asgjë në këtë botë nuk merr atë që duhet. Politika është dinamike dhe nuk ka as fitore as humbje të përjetshme”, tha Patozi.