Me një mesazh të fortë e ka mbyllur fjalën e tij kreu i PD Lulzim Basha në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist.
Përpara dhjetëra demokratëve Basha u betua se PD do të qëndrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar.
Lideri i demokratëve u shpreh se PD do jetë e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.
“Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha Basha mes të tjerash.