Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë të tjera detaje lidhur me planin strategjik të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat.
“Me urdhër ekzekutiv të Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të zbuluar përgjegjësit, ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minojnë demokracinë”, shkruan diplomatja ndër të tjera.
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan ajo më tej.