Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në Evropë dhe hemisferën perëndimore, mes së cilëve një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës, ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim.
Yuri Kim shkruan se ata që janë të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t'u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat.
Yuri Kim: Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t'u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t'u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat.
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.
Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.