“Amerikanët po përgatisnin dosjen për të dy, jo vetëm për njërin”, analisti plas deklaratën për Bashën dhe Berishën

Shqipëria

“Amerikanët po përgatisnin dosjen për të dy, jo vetëm për njërin”, analisti plas deklaratën për Bashën dhe Berishën

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:00
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin “Arnautistan” se ish-lideri i PD Sali Berisha prej 2017-ës ka qenë pengu fatkeq i Lulzim Bashës.

Sipas tij do të zbulohen disa të vërteta dhe një prej tyre është edhe djegia e mandateve që siç u shpreh ai nuk ishte presion ndaj Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve të cilët po përgatisnin dosjen e zezë për të dy dhe jo për njërin.

“Ka qenë Berisha pengu fatkeq i Bashës. Do të dalë nesër kjo, është duke u vërtetuar. Do zbulojmë disa të vërteta të thjeshta. Prej 2017-ës ka qenë kështu.

Djegia e mandateve ishte një nga gomarllëqet më të mëdha në vend, do zbulojmë se nuk ishte presion ndaj Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve të cilët po përgatisnin dosjen e zezë për të dy dhe jo për njërin. Për të parin për dyshimet për përdorimin e fondeve ruse”, tha Vangjeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat