Kuvendi i Shqipërisë, ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të ish-senatorit Bob Dole, i cili u nda nga jeta të dielën.
Kërkesa është bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Dole, konsiderohej si një mik i mirë i shqiptarëve.
Ai ka dhënë kontribut të veçantë për çlirimin e Kosovës në 1999, si dhe në shpalljen e pavarësisë së saj.
Vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, ai ka qenë dhe kandidat për President të SHBA-ve.