Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Bulqizë.
65-vjeçari, i cili punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit të Bulqizë është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar tek dampa ku shkarkohet rëra, që del nga përpunimi i pasurimit të kromit nga fabrika.
Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.