Nëna rreh të bijën pse kreu marrdhënie me një djalë, vihet nën hetim nga policia.
Një 19-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se para një muaji ka kryer marrëdhënie seksuale me një mitur 13-vjeçe.
E mitura më pas është rrahuar edhe nga nëna e saj R. S., 42 vjeçe. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga policia.
Burime për Noa.al bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.
Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.