Ish-ministri i Financave, Arben Malaj e cilëson si të turpshme dhe cinike që në ditën e luftës kundër korrupsionit dhe mesazheve të qarta nga Biden, flamurin anti-korrupsion në vendin tonë ta valëvisin Balla dhe Ahmetaj.
Sipas Malajt, Ahmetaj rezulton jo vetëm hajdut, por edhe gënjeshtar publik për fshehjen e gjobave dhe borxheve të rënda që iu janë shtuar taksapaguesve të varfër shqiptarë.
Postimi i plotë:
Ky nuk eshte nje reagim per emra por per nje fenomen kercenues mbi te ardhmen e shqiptareve. Eshte e turpshme, cinike, pa pergjegjesi jo vetem personale qe diten e luftes kunder korrupsionit dhe mesazheve te qarta dhe te forta te presidentit Biden dhe liderve evropiane - flamurin anti korrupsion ta valvitin "gezueshem" Balla*& Ahmetaj. Ne periudhen e "lavdise se sponsorizuar" te Balles si kryetar i Grupit Parlamentare te PS se "rilindur" dhe si Sekretar i Pergjithshem i saj - arriti kulmi i kriminalizmi i perfaqesuesve te saj politike. Ndersa shkalla e vjedhjes se taksave nepermjet "novacione" hajdute te PPP - preferenciale dhe oligarkike pa studime dhe pa konkurence - arriti kulmin ne periudhen e Ahmetaj. Ky rezulton jo vetem hajdut por edhe genjeshtar publike per fshehjen e gjobave dhe borxhet e renda qe u jane shtuar taksa-paguesve1 te varfer shqiptare.
Kjo simbioze midis politikaneve te korruptuar dhe te kapur nga krimi me oligarket ne ekonomi dhe kriminelet e sponsorizuar ne politike - eshte tragjedia me e madhe per cdo partie politike dhe cdo popull.
Mesazhi i qarte, i forte i drejteperdrejte per kedo hajdute dhe abuzues me mandatet publike per fitime individuale, politiike dhe ose financiare qe te marrin denimin e merituar politike dhe penal
- ju drejtohet pikerisht perfaqesueve te tyre me tipik
ne abuzimin me pushtetet e tyre politike per pasurim kriminal ne kurriz te taksapaguesve te varfer shqiptare ne disa gjenerata.
Mirenjohje
Arben