Aksi nacional Vlorë -Orikum është bllokuar si pasojë e rënies së një masivi dheu pranë Jonufrës.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dy anët e rrugës.
Burime për Ora News bëjnë me dije që policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të rregulluar trafikun.
Pritet mbërritja e një mjeti për hapjen e rrugës.