Kristina Balliu, Anëtare kryesie e Forumit Rinor në Gramsh në një intervistë me gazetaren Sonila Musai u shpreh se Gramshi është një qytet i vogël por me potencial të madh si turistik ashtu edhe kulturor.
Ajo shton se vendi është braktisur pasi sipas saj të rinjtë nuk duan të kthehen në atë qytet.
Kjo për shkak të pamundësive si të punësimit si të ngritjes së një biznesi privat.
Nuk ka më popullsi nuk ka më njerëz dhe kjo është sfida më e madhe që po përballet qyteti i Gramshit.