Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, Policia e Shtetit apel qytetarëve

Shqipëria

Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, Policia e Shtetit apel qytetarëve

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Ilustrim

Rikthehet shiu dhe bora në të gjithë vendin. Sipas sinoptikanëve, reshjet e dendura të shiut dhe borës do të vijojnë edhe përgjatë kësaj fundjave.

Për shkak të reshjeve me intensitet rrezikojnë për përmbytje qytetet e Shkodrës, Lezhës, Fieri dhe Vlora. Në zonat malore bora pritet të arrijë deri në 50 cm.

Duke filluar nga java tjetër i gjithë vendi do të përfshihet nga i ftohti siberian. Problem mbetet era në det të hapur duke arritur në 75 km në orë.

Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Policia e Shtetit ka dalë me apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat