Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ditën e sotme ka qenë në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me Kryedemokratin Lulzim Basha, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Ish-zëvëndësministri i mbrojtjes Arjan Starova, në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se çdo vizitë e zyrtarëve amerikanë në vendin tonë është pozitive.
Arjan Starova: Ishte një ditë shumë e rëndësishme. Dy kanë qenë pistat më të rëndësishme, lufta kundër korrupsionit, por ka pasur edhe diskutime për gjeopolitikën e rajonit, për problemet e sigurisë, por besoj se edhe situata në PD është diskutuar. Ajo që ra në sy më shumë ishte pjesa e mbështetjes, lëvizja për të forcuar demokracinë në Shqipëri. U përmendën politika e sanksione, pa ja vënë emrin ‘Non Grata’. Është një vizitë pozitive, vizitë e mirë.
Çdo vizitë e zyrtarëve amerikanë në Shqipëri është pozitive. Përshtypje më bën vetëm për diçka: Escobar vjen në një ditë të shënuar, pikërisht në ditën kur bëhej një takim virtuali nivelit të lartë në Ushington lidhur me demokracinë. Sot ishte dhe dita kundër korrupsionit.
Starova shprehet se iu duk e çuditshme ftesa që iu bë Kryedemokratit për të vizituar Uashingtonin, ndërsa shton se duket se Escobar është në anën e Bashës, pasi edhe ftesa e tij erdhi dy ditë para mbledhjes së Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Arjan Starova: Vizita e tij vjen dy ditë para një Kuvendi të rëndësishëm. Mu duk e çuditshme ajo që quhet ‘ftesa’’ që iu bë Bashës për të shkuar në Uashington. Duket sikur Escobar mban anë.