Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se Në 11 mund të ketë një takim të madh mes demokratëve, mund të jeni deri në 20 mijë vetë, por nuk do të jetë Kuvendi Partisë Demokratike.
Ai tha se dyshon se ka tentativë për krijimin e një partie të re politike. Në PD nuk mund ti kundërvihesh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çollaku: Në 11 mund të ketë një takim të madh mes demokratëve, mund të jeni deri në 20 mijë vetë, por nuk do të jetë Kuvendi Partisë Demokratike. Unë dyshoj se ka tentativë për krijimin e një partie të re politike. Në PD nuk mund ti kundërvihesh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Janë një grup njerëzish, mund ta përjashtoj dhe Berishën, që nuk lejojnë që ato firmat e mbledhura të përdoren për ndryshim. Shumë nga njerëzit përreth Berishës thonë që po e përdorim fuqinë e tij për të goditur Lulzim Bashën.