“SHBA-të më kanë kërcënuar”, flet Sali Berisha: I them Escobarit se shqiptarët nuk i pranojnë...

Shqipëria

“SHBA-të më kanë kërcënuar”, flet Sali Berisha: I them Escobarit se shqiptarët nuk i pranojnë...

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:53
Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha pranoi për herë të parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kërcënuar me sanksione të tjera nëse ai do të vazhdojë të këmbëngulë në lëvizjet e organizuara së fundmi. Ndërsa shtoi se u është përgjigjur se kishte besim tek drejtësia dhe se do priste vendimin e dhënë nga gjykata e Parisit ku ka paditur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Më tej ai kishte edhe një përgjigjie për të dërguarin special që ditën e sotme vizitoi Shqipërinë të cilit i tha se shqiptarët nuk i duan kukullat duke iu referuar kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

Ish kryeministri, Sali Berisha:

Shtetet e Bashkuara më kanë kërcënuar se do çojnë gjithçka në thesar. Pra që do vendosin sanksione. U thashë bëni çfarë të doni. Unë kam besim sepse çështjen e kam çuar në gjykatën e Parisit. I them Eskobarit që shqiptarët nuk i pranojnë kukullat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat