COVID-19 ka lënë pasoje edhe në shikim tek një pjesë e atyre që e kanë kaluar këtë virus.
Dr Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialiteteve nr 1 në Tiranë, thotë se në muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm vizitat post covid me problematika serioze në shikim, ku dominojnë moshat mbi 60 vjeç.
Po çfarë pasojash mund t’i vijnë syrit nga infektimi me Covid-19, dhe a mund të trajtohen apo kurohen? Mjeku liston disa nga komplikacionet më të shpeshta të evidentuara kryesisht tek të sëmurët që e kanë kaluar në gjendje të rëndë sëmundjen.
Mjeku thotë se në raste ekstreme të një inflamacioni masiv të syrit shkaktuar nga virusi sars cov 2 është aplikuar heqja në rrugë kirurgjikale e syrit të dëmtuar nga covid 19. Fatmirësisht fëmijët gëzojnë imunitet ndaj sëmundjes Covid-19, çka i mbron të vegjlit edhe nga pasojat post covid.