“Escobar ma tha sot, pas Berishës e kanë radhën...”, Basha zbardh bisedën me zyrtarin amerikan, paralajmëron ‘tërmet’ politik

Shqipëria

“Escobar ma tha sot, pas Berishës e kanë radhën...”, Basha zbardh bisedën me zyrtarin amerikan, paralajmëron ‘tërmet’ politik

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:38
Gabriel Escobar dhe Lulzim Basha

Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë, kryetari i PD Lulzim Basha tha se zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka pohuar që pas Berishës do të ketë emra të tjerë politikanësh që do të shpallen non grata.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ndërsa komentoi kuvendin e paralajmëruar nga Berisha më 11 Dhjetor, Basha tha se kjo është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Me një Sali Berishë non-grata nga SHBA-të nuk mund të lëvizë asgjë. Sot u tha, e tha Escobar që radhën e kanë të tjerët.

Ju dha ndonjë emër zoti Escobar?

Lulzim Basha: Do t’ju përgjigjem sapo të më lini të mbaroj

Por jo mesazh tani, përgjigjuni ju lutem

Lulzim Basha: Kuvendi i demokratëve është më 18 dhjetor. Më 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar

A rrezikon të çahet PD, të kemi PD1 dhe PD2?

Lulzim Basha: Jo.

Pse?

Lulzim Basha: Më lejoni të përgjigjem pastaj vazhdoni me pyetjet tuaja.

Basha ka një ide që për të ruajtur PD mund të jepni dorëheqjen të dy, përderisa partia ju dhimbset më shumë se vetja pse nuk hapni një garë e t’i jepni mundësinë një personi të tretë. Ndoshta PD-ja ka nevojë për një person tjetër që nuk ka historinë e 90 mbi shpinë.

Lulzim Basha: A mbaruat? A t’ju kthej përgjigje? E vetmja gjë që kemi patur në dorë është të marrim vendimet e duhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat