Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Log’, ku ndër të tjera është dikutuar dhe vizita e zv.dihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Escobar që zhvilloi sot në Tiranë.
Strazimiri është shprehur se ardhja e Escobar u fry si një fluskë. Sipas tij lajm ishte raportimet e kryeministrit Edi Rama tek Anthony Blinken dhe Joe Biden lidhur me korrupsionin.
“Escobar ka folur siç ka folur 9 vjet Sali Berisha. Institucionet të zbatojë luftën kundër korrupsionit. Është një fluskë e shfryrë. Vendi ka rënë në renditjen e raporteve ndërkombëtare dhe në Departamentin e Shtetit.
Lajmi i ditës është se Joe Biden dhe Blinken kanë pasur përballë Edi Ramën që u thoshte sa fortë është luftuar korrupsioni. Do duhej lajm se a jemi përfaqësuar sot denjësisht para dy personave më të fuqishëm në botë. Rama thoshte sa fort e ka luftuar korrupsionin.”, tha Strazimiri.