Fitim Zekthi thotë se Sali Berisha mund ta rrëzojë vendimin e DASH për ta shpallur non grata vetëm në një gjykatë amerikane.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Zekthi tha se gjykata ku Berisha e ka ankimuar vendimin e sekretarit të Shtetit nuk i jep dot zgjidhje.
“Ka vetëm një mënyrë si rrëzohet vendimi i Blinken. Në një gjykatë amerikane. Gjykata e Parisit nuk e bën dot.
Zoti Berisha nuk e ndoqi këtë rrugë, sepse tha jam non grata. Mund të bëhej me prokurë, por nuk e bëri. Gjykata amerikane urdhëron, kujtoni këtu rastin e Niksonit”, tha Zekthi.