Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se nuk janë surprizuar nga qëndrimi i Presidentit Ilir Meta për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.
Balla, i ftuar në “Real Story” tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen dhe as nuk diskutohen, por zbatohen.
Po ashtu ai u pyet në lidhje me faktin nëse Meta nuk do të pranonte nëse Kushtetuesja vendoste pro shkarkimit të tij, që u miratua me votat e shumicës në Kuvend.
Balla: Nuk është surprizë në vlerësim tim që presidenti në detyrë i Republikës nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese se nuk ka respektuar kushtetutën. Kuadri kushtetues nuk ka një mekanizëm zhbllokues. Në rast se presidenti se ushtron këtë të drejtë, kjo e drejtë i kalon institucioneve të tjera, kështu e kanë vende të tjera. Presidenti ka një kohë dhe në rast se nuk e ushtron këtë të drejtë, kjo i kalon Parlamentit. Parlamenti e ka zgjedhur atë. Kjo e drejtë nuk është e qartësuar. ka mbetur pa një mekanizëm zhbllokues. Duhet të presim vendimin tjetër të Gjykatës Kuushtetuese që lidhet me shkarkimin e Metës. Unë personalisht kisha menduar se zoti Meta, i cili me mekanizmin e ri që buroi nga reforma në drejtësi ka pasur mandatin për të nominuar 3 nga anëtarët aktualë të gjykatës kushtetues, e i cili e ka ushtruar këtë detyrim kushtetues, biem dakord që kemi një Gjykatë Kushtetuese që është funksionale. të gjitha palët duhet të kuptojnë se janë të padiktueshme. Mendoj se ka ardhur koha për një kulturë dhe qasje tjetër në marrëdhënie me qasjet ndaj drejtësisë. Koha kur politika i bënte karshillëk drejtësisë ka përfunduar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fundor. Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka komente, por zbatohet. Presidenti ka vendosur që mos ta zbatojë, kushtetuta s’ka parashikuar mekanizëm zhbllokues.
Sokol Balla: Çfarë do bëni nëse Meta nuk pranon vendimin e Kushtetueses për shkarkimin nga detyra, do i prisni dritat?
Taulant Balla: Në 24 korrik hyn presidenti i ri në detyrë.
Sokol Balla: Ikën me fitore Meta?
Taulant Balla: Fitore të tilla pastë përditë (Qesh)