Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar lidhur me gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.
Në një njoftim në rrjetet sociale, ARRSH se në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore. E rrjedhimitsh, në këto akse, drejtuesit e mejteve nga policia këshillohen që të bëjnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimorërore.
Njoftimi i plotë i ARRSH:
Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve
Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore