Pilot Rroli është biznesmeni që ka mbetur i vrarë mëngjesin e të premtes në Kurbin.
Policia bën me dije se ai është vrarë teksa udhëtonte me makinën e tij, në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.