Një e mitur në Sarandë është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar bashkëmoshataren e saj.
Policia raportoi se 15-vjeçarja, për motive të dobëta, ka kërcënuar me thikë bashkëmoshataren.
“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj”, thotë policia.