Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”

Shqipëria

Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka thyer për rishqyrtim në Kuvend “Buxhetin 2022”.

Sipas Presidentit, në tërësinë e tij buxheti është antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.

Më tej në arsyetim, në “Buxhetin 2022” mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë.

Po ashtu, mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat