Përplasen automjetet në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduar

Shqipëria

Përplasen automjetet në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduar

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në Elbasan.

Bëhet e ditur se rreth orës 16:26, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd një mjet  tip “Benz” me drejtues R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues M.V., 30 vjeç.

Për pasojë të lënduar kanë mbetur pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat